Microsoft Outlook u përball me ndërprerje të hënën mbrëma dhe mëngjesin e së martës.
Kompania njoftoi përmes llogarisë së saj në Twitter se po heton “çështjet e aksesit dhe shërbimit për Outlook”.
Tutje kompania njoftoi se “një ndryshim i fundit po kontribuon në shkakun e ndikimit. Ne jemi duke punuar për zgjidhjet e mundshme për të rikthyer shërbimin”.
Nuk dihet ende se sa persona i ka afektuar kjo ndërprerje./UBTNews/