UBT News

Microsoft ofron zbritje 50% përdoruesve të versioneve të piratuara të Office

Në një tentativë për të larguar përdoruesit nga krimi dixhital, Microsoft raportohet se po ofron 50% zbritje për suitën e aplikacioneve Office për disa përdorues që kanë instaluar Office të piratuar.

Mesazhi po shfaqet në formë e një shirit me 50% zbritje për një abonim Microsoft 365.

Mesazhi thotë se versioni i piratuar i Office ekspozon kompjuterin ndaj kërcënimeve të sigurisë , viruseve, maluerëve, humbjes së të dhënave, vjedhjes së identitetit dhe mbi të gjitha mungesën e përditësimeve kritike të sigurisë.

Zbritja e ul çmimin e Microsoft 365 Family në 49.99 dollarë për vitin e parë dhe 34.99 dollarë për Microsoft 365 Personal.

Në të kaluarën Microsoft ka përdorur banera të ngjashëm që këshillojnë përdoruesit të largohen nga versionet e piratuara por është hera e parë që ofron zbritje të çmimit./PCWorld Albanian

Exit mobile version