UBT News

Microsoft largon qindra punonjës

Microsoft ka larguar nga puna qindra punonjës në disa divizione të kompanisë sipas Axios duke u bërë lojtari i radhës i teknologjisë me largime masive nga puna për shkak të gjendjes të ekonomisë botërore.

Edhe pse gjiganti i teknologjisë nuk dha detaje apo sa njerëz janë prekur, Axios tha se besohet të jenë afro 1 mijë.

Largimet nga puna janë bërë në divizionet e pajisjeve, Xbox dhe ekipeve ligjore. Disa prej tyre ishin punonjës veteranë në kompani.

Shenjat e para për këtë lëvizje të madhe Microsoft i tregoi në fillim të vitit kur ngadalësoi punësimin për ekipet e Windows, Office dhe Teams. Në muajin korrik tha se kishte larguar më pak se 1% të fuqisë punëtore, afro 1 mijë e 800 nga 180 mijë punonjës që numëron.

Edhe kompanitë tjera teknologjike kanë vepruar njëlloj. Google ngadalësoi punësimin ndërsa Meta ka filluar me largime./CIO Albanian

Exit mobile version