Spekulimet po qarkullojnë pa fundi për Windows 11 që Microsoft pritet ta prezantojë këtë muaj edhe pse kompania ka thënë në të kaluarën se Windows 10-ta do të versioni i fundit i sistemit operativ.
Tashmë vetë Microsoft ka konfirmoi fundin e Windows 10-ës duke na bërë të mendojmë se spekulimet mund të jenë të vërteta.
Më 24 Qershor Microsoft mban një eveniment ku do të tregojë çfarë e pret Windowsin. Një përditësim i madh është parashikuar me emrin e koduar Sun Valley ndërsa në bërthamë pritet të ngelet Windows 10.
Por së fundi po flitet pa pushim për Windows 11. Në ciklin e jetës së sistemeve operative Microsoft ka shtuar një datë 14 Tetor 2025 që është fundi i ciklit 10 vjeçar të sistemit operativ.
Është hera e parë që i jepet një datë tërheqjes së mundshme të Windows 10-ës. Do të thotë që pas asaj data përdoruesit e Windows 10-ës nuk do të marirn më përditësime. /PCWorld Albanian