Nëse ishit të shqetësuar për autenticitetin e imazheve dhe videove të publikuara të Windows 11-ës, Microsoft sapo e ka konfirmuar në mënyrë indirekte.
Kompania kërkoi nga autoritetet Amerikane që të bllokonin uebsajtet të cilat hostonin një ISO të Windows 11 duke i detyruar ta heqin ose të përballen me pasojat.
Ata që kanë raportuar dhe pasqyruar në mediat e tyre këtë informacion, nuk do të preken, por vetëm ata që hostojnë ISO. Aktualisht nuk ka një listë uebsajtesh të cilat kanë marrë lajmërime të tilla.
Ajo që bëri çudi ishte sa kohë ju desh Microsoft për tju përgjigjur shpërndarjes së Windows 11 me një version i cili ishte ende i papërfunduar.
Windows 11 ngjan shumë me Windows 10-ën, në pamje dhe ndjesi. Tashmë sytë e të gjithëve janë drejt konferencës së 24 Qershorit. /PCWorld Albanian