UBT News

Microsoft kërcënon përdoruesit e kompjuterëve me procesorë të vjetër që duan Windows 11

Microsoft mund të lejojë përdoruesit të instalojnë Windows 11-ën në kompjuterë me procesorë të vjetër, por kjo nuk do të thotë se do të marrin eksperiencën e plotë që kanë kompjuterët e fundit.

Kompania tha për The Verge se kompjuterët me procesorë që nuk kanë mbështetje nga Windows 11, mund të mos marrin fare përditësime sigurie apo driverash. E thënë thjeshtë duhet të keni një kompjuter të fundit për ta mbajtur atë të sigurtë.

Microsoft ka thënë më herët se do të lejojë instalimin e Windows 11-ës në kompjuterët me procesorë të vjetër në mënyrë që bizneset ta testonin atë.

Është një lëvizje e papritur ku Microsoft mund të përfundojë në telashe ligjore nëse ofron përditësime për harduer të pambështetur sepse mund çojë në bllokimin e kompjuterit tuaj aksidentalisht.

Ose ti bëjë përdoruesit të mendojnë se kanë mbështetje teknike të sigurte. Gjithsesi mesazhi i kompanisë është i qartë, dëshiron që të përdorni një kompjuter të fundit me Windows 11. /PCWorld Albanian

Exit mobile version