Microsoft u pajtua të zgjasë mbështetjen teknologjike pa pagesë për Ukrainën deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kompania tha se do të ofrojë ndihmë teknologjike shtesë prej gati 100 milionë dollarësh (88.8 milion £) duke e çuar mbështetjen e saj totale për Ukrainën në më shumë se 400 milionë dollarë (348.1 milion £) që nga fillimi i krizës në muajin shkurt.
Mbështetja “do të mundësojë që agjencitë qeveritare, infrastruktura kritike dhe sektorë të tjerë në Ukrainë mund të vazhdojnë të drejtojnë infrastrukturën e tyre dixhitale dhe t’u shërbejnë qytetarëve përmes Microsoft Cloud”, njoftoi presidenti i Microsoft Corp, Brad Smith në një postim në blog.
Një numër kompanish në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut janë mobilizuar për të ofruar ndihmë për autoritetet dhe njerëzit ukrainas, përfshirë edhe Starlinkun e Elon Musk./UBTNews/