Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është gjithmonë e mirëpritur në vendin e tij duke shprehur keqardhje për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit.
Gjatë një konference për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.
Ai ka shtuar se kur të lajmërohet në kohë herën tjetër do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit për ta pritur personalisht presidenten Osmani./UBTNews/