UBT News

Mickoski kërcënon BDI-në: S’do kemi mëshirë për ata që mbajnë konferenca në mesnatë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar konferencën për shtyp të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, të mbajtur mbrëmjen e djeshme, lidhur me rastin tragjik të djegies së diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 60 persona.

Në deklaratën e tij, kryeministri maqedonas kërcënoi dhe zyrtarët e BDI, duke thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që përpiqen të shfrytëzojnë tragjedinë për përfitime politike, veçanërisht duke luajtur me kartën etnike.

Duke u ndalur te tragjedia, Mickoski theksoi se hetimi do të jetë i plotë dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që janë përgjegjës.

Nuk ka vend për politikë në këtë çështje. Do të përgjigjeni të gjithë, dhe nuk do të ketë mëshirë. Ata që kanë guximin të bëjnë politikë në kurriz të qytetarëve dhe jetëve të humbura të fëmijëve, do të përballen me pasojat. Nga shtëpia do t’i nxjerrim, dhe nëse mendojnë të luajnë me kartën etnike dhe politike, siç tentuan mbrëmë, ata do të përballen me çdo ndëshkim,” deklaroi Mickoski.

Exit mobile version