UBT News

Michel: Vendet e BE-së duhet të konsiderojnë ofrimin e azilit për dezertorët rusë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se vendet e BE-së duhet të shqyrtojnë mënyrat për të ofruar azil për ushtarët rusë që braktisin fushën e betejës.

“Nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase, nëse nuk doni të jeni kriminel, hiqni armët, ndaloni të luftoni, largohuni nga fusha e betejës”, ishte kjo thirrje e Michel drejtuar trupave ruse që të mos i binden urdhrave.

Raportet perëndimore sugjerojnë se ushtarët rusë tashmë duken të demoralizuar dhe po pësojnë humbje të rënda.

Në fillim të pushtimit, Ukraina tha se do të ofronte para për çdo ushtar rus që do të zgjidhte të dezertonte, transmeton Sky News.

Exit mobile version