UBT News

Michel: Nevojitet shtensionim urgjent i situatës në veri të Kosovës

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka dhënë mesazhin e qartë të EUCO-së për nevojën për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës dhe vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Është thelbësore që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së. E ardhmja e #Ballkanit Perëndimor është në Europë”, ka shkruar Michel në llogarnë e tij në Twitter./klankosova.tv

Exit mobile version