Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Evropës me rajonin.
Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Rama, Michel tha para mediave se është i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE.
“Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brena BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Evropë”, deklaroi ai.