UBT News

Michael Jackson vazhdon të bëjë pasuri edhe pas vdekjes

Sipas Forbes, që nga viti 2009, pasuria e Michael Jackson ka gjeneruar rreth 3.5 miliardë dollarë të ardhura.

Vitin e kaluar, artisti fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë në botë. Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit, duke treguar se edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit globalë.

Ndërkohë, traileri i parë i filmit biografik Jackson bëri histori, duke u kthyer në fenomen global. Vetëm disa orë pas publikimit, u bë më i shikuari për një film biografik muzikor në të gjitha kohërat. Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, arriti 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të shfaqet në kinema më 24 prill 2026.

Rolin e Mbretit të Popit do ta interpretojë Jaafar Jackson, nipi i artistit, i cili do të luajë xhaxhain e tij në ekran.

Në krah të tij do të jetë aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e babait të Michael-it, Joe Jackson.

Kasti përfshin gjithashtu:

Miles Teller si avokati John Branca

Kat Graham si Diana Ross

Nia Long si Katherine Jackson

Laura Harrier si Suzanne de Passe

Kendrick Sampson si Quincy Jones

Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël

Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka surprizuar dhe producentët. Adam Fogelson, president i “Motion Picture Group” në Lionsgate, deklaroi se pritshmëritë për filmin ishin tejkaluar e nuk përjashtohet mundësia që historia e Michael të vazhdojë me një film të dytë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version