Ylli amerikan, Michael Douglas, zbuloi në një konferencë për shtyp në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary se nuk planifikon më të bëjë filma nëse nuk merr një ofertë joshëse dhe shpjegoi pse e mori këtë vendim.
“Nuk kam punuar që nga 2022 se e kuptova se duhet të ndalem”, tha ai e shtoi se pas një karriere dhjetëvjeçare, do të shijojë kohën e lirë, raporton Variety.
“Kam punuar shumë për gati 60 vjet dhe nuk dua të jem një nga ata që vdesin në shesh xhirimi”, tha ai.
Ai theksoi se nuk e konsideron veten zyrtarisht në pension dhe se është i hapur për t’u rikthyer në Hollywood nëse i paraqitet një mundësi e mirë.
“Nuk kam qëllime serioze për t’u kthyer. Them se nuk jam në pension sepse do të kthehesha nëse do të dilte diçka e veçantë, por përndryshe jo”, shtoi aktori.
Duke folur për rolin e tij ideal, theksoi se është i lumtur që luan rolin e bashkëshortit të gruas Catherine Zeta Jones, ky është sekreti i një martese të mirë.