Aktualisht Mianmari është prodhuesi më i madh i opiumit, duke tejkaluar Afganistanin, thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Prodhimi i opiumit këtë vit u rrit me 36% ose 1 mijë e 80 ton, krahasuar me Afganistanin që raportohet se prodhoi 330 ton.
Kultivimi i lulëkuqes në Afganistan ra me 95% pas ndalimit të drogës nga talibanët vitin e kaluar. Kultivimi është rritur në Mianmar, ku si pasojë e luftës brutale civile është shndërruar në një burim fitimprurës të ardhurash.
“Përçarjet ekonomike, të sigurisë dhe të qeverisjes që pasuan pushtimin ushtarak të shkurtit të vitit 2021 vazhdojnë t’i shtyjnë fermerët në zonat e largëta drejt opiumit për të siguruar jetesën”, thotë Jeremy Douglas, përfaqësues rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), njëherit edhe autor i raportit.
Opiumi, që është përbërës kryesor i drogës së fortë, heroinës, është kultivuar në Mianmar qe disa dekada./UBTNews/