Numri i të vdekurve në Mianmarin e goditur nga cikloni ka shkuar në 60 të martën, sipas udhëheqësve lokalë dhe mediave, ndërsa fshatarët prisnin ndihmë dhe mbështetje.
Me erëra me shpejtësi deri në 195 kilometra në orë, cikloni Moka arriti në tokë të dielën, duke rrëzuar shtyllat e energjisë dhe duke i copëtuar varkat e peshkimit.
Në Rakhine, të paktën 41 njerëz vdiqën në fshatrat e banuara nga pakica myslimane Rohingya.
“Do të ketë më shumë vdekje, pasi më shumë se njëqind njerëz janë të zhdukur”, tha Karlo, kreu i fshatit Bu Ma pranë Sitwe.
Media shtetërore kishte raportuar pesë vdekje të hënën, pa ofruar detaje./UBTNews/