Të paktën gjashtë nxënës u vranë dhe 17 u plagosën kur helikopterët ushtarakë qëlluan në një shkollë në Mianmar, raportuan sot mediat lokale dhe dëshmitarët okularë.
Ushtria, megjithatë, tha se hapi zjarr sepse kryengritësit po përdornin ndërtesën për të sulmuar forcat e saj.
Dhuna në Mianmar filloi pasi ushtria përmbysi qeverinë në fillim të vitit të kaluar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, helikopterët ushtarakë hapën zjarr ndaj një shkolle të vendosur në një tempull budist në fshatin Let Jet Kone, në rajonin qendror Sagaing.
Qeveria në hije e Mianmarit, e njohur si Qeveria e Unitetit Popullor, ka fajësuar juntën ushtarake për sulmet në shkolla.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për lirimin e 20 nxënësve dhe mësuesve, të cilët, tha ajo, u arrestuan pas sulmeve ajrore.