Të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjetet, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës.
“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë. Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.