UBT News

Metsola: Liberalizimi i vizave do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka shkruar se sot është dhënë drita jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pasi dje (e martë), Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave, Metsola ka theksuar kjo do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës.

“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenar për@Europarl_EN pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.

Exit mobile version