Qerpikët e gjatë dhe të dendur janë ëndrra e çdo femre, kjo sepse ata theksojnë vijëzimin e syrit të grimuar duke e bërë të duket më i plotë dhe më joshës. Kjo është dhe arsyeja që i lyejmë vazhdimisht të na duken më të gjatë. Por, ndonjëherë as kjo nuk mjafton.
Ja disa disa maska natyrale për rritjen dhe forcimin e qerpikëve.
-Përdorni vajin e ullirit
Jo më kot Sophia Loren është shprehur se vaji i ullirit ka qenë sekreti i saj për një lëkurë të freskët dhe të hidratuar, por ai vepron dukshëm edhe mbi qerpikët tuaj. Aplikoni çdo mbrëmje pak vaj ulliri tek qerpikët dhe brenda muajit do të vini re ndryshime të mëdha.
-Pini çaj jeshil
Çaji jeshil është një antioksidant i rëndësishëm për organizmin tonë, i cili ka efekt edhe tek qerpikët. Ziejeni, lëreni të ftohet pak dhe më pas lyeni qerpikët.
-Përdorni vajin e kastorit
Vaji i kastorit jo vetëm që i zgjat qerpikët, por edhe i trash fijet më shumë se çdo vaj tjetër. Për ta aplikuar veproni njësoj si me vajin e ullirit. /UBT News/