UBT News

Metoda të pazakonta për t’i mbajtur ushqimet të freskëta

Dollapet në supermarkete janë të mbushura me produkte ushqimore, dhe nganjëherë ju blini ushqime që nuk dëshironi t’i hani menjëherë. Madje shumica prej tyre prishen dhe ju duhet t’i hudhni. Fatmirësisht janë disa metoda efektive dhe të thjeshta që ju ndihmojnë t’i mbani ushqimet e freskëta.

Nëse dëshironi që trangujt të jenë më të freskët duhet t’i vendosni në letra kuzhine dhe pastaj në qese plastike.

Për ta mbrojtur miellin nga insektet, duhet të vendosni një çamçakëz mente dhe ta mbështjellni me folie alumini.

Për t’i mbajtur dredhëzat më të freskëta, shpërlani ato me dy lugë gjelle uthull dhe tri gota ujë.

Domatet e ngrira mund të përdoren në salca dhe supa. Ato mund të ruhen deri në gjashtë muaj në këtë mënyrë.

Ruani frutat e thata në një enë qelqi hermetike në një vend të freskët.

Në këtë mënyrë, ato do të qëndrojnë më gjatë./UBTNews

Exit mobile version