UBT News

Metoda efektive se si ta largoni llakun pa aceton

Acetoni për thonj është një lëng që përdoret për heqjen e llaçit të thonjve, si dhe për pastrimin dhe rregullimin e thonjve. Ai është një solvent i fuqishëm që mund të shkrijë substanca të ndryshme, përfshirë lakërën e thonjve, dhe është një nga mënyrat më të shpejta dhe efektive për ta hequr atë.

Përveç përdorimit për heqjen e llaçit të thonjve, acetonin mund ta përdorni dhe për disa aplikacione tjera në kujdesin e thonjve, por nëse nuk e posedoni në shtëpi ne po ju tregojmë se si mund ta largoni llakun nga thoni.

Hapni dezodorantin, spërkatni në thua dhe derisa është i njomur, hiqni me pambuk shtresën e ngjyrës, nëse nuk hiqet e gjitha, përsëriteni procedurën disa herë.

Edhe me një lloj spreji mund ta hiqni ngjyrën nga thonjtë, me llakun e flokëve. Mirëpo, në të njëjtin çast pas spërkatjes duhet të reagoni, sepse llaku shumë shpejt thahet dhe forcohet.

Procedura është e njëjtë si edhe me dezodorantin, mirëpo këtë herë përdorni peshqirë, letër tualeti apo fasoleta të njomura në vend të pambukut, sepse llaku është i ngjitshëm, andaj më vështirë do t’i hiqni mbetjet e pambukut nga thonjtë. /UBT News/

Exit mobile version