UBT News

Meta thotë se do të rikthejë llogaritë e Donald Trumpit në Facebook dhe Instagram

FILE PHOTO: Former U.S. President Donald Trump announces that he will once again run for U.S. president in the 2024 U.S. presidential election during an event at his Mar-a-Lago estate in Palm Beach, Florida, U.S. November 15, 2022. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Meta njoftoi të mërkurën se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram gjatë javëve të ardhshme, mbi 2 vjet pasi ia pezulloi llogaritë pas sulmit të 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol.

“Mendojmë që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Kësisoj ne do të rikthejmë llogaritë e presidentit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme”, shkroi në një postim në blog, presidenti i Meta-s për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Clegg njoftoi se Trump mund të pezullohet deri në dy vjet në të ardhmen në rast se i shkel sërish politikat e platformës.

Me rikthimin e llogarive të tij në Facebook dhe Instagram, Trump do të ketë qasje edhe njëherë në paltformat e mëdha dhe të fuqishme./UBTNews/

Exit mobile version