Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, sot në orën nëntë e gjysmë del para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Së bashku me Metën do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, sipas njoftimit të GJKKO. Ai u arrestua një ditë më parë në hyrje të Tiranës, ndërsa po kthehej nga Kosova.