Meta ka arritur një marrëveshje financimi prej 27 miliardë dollarësh me Blue Owl Capital për të ndërtuar qendrën e saj më të madhe të të dhënave, Hyperion, në Richland Parish, Luiziana.
Projekti do të ofrojë mbi 2 gigavat kapacitet llogaritës për të mbështetur teknologjitë e inteligjencës artificiale, përfshirë modelet e mëdha gjuhësore si ChatGPT dhe Google Gemini.
Në këtë marrëveshje, Meta do të mbajë rreth 20% të kapitalit, ndërsa pjesa tjetër do të menaxhohet nga Blue Owl Capital.
Kompania mori një pagesë të vetme prej rreth 3 miliardë dollarësh, ndërsa Blue Owl kontribuoi me 7 miliardë dollarë para të gatshme.
Shefja e financave të Meta-s, Susan Li, e quajti marrëveshjen “një hap të guximshëm përpara”, duke theksuar se projekti do të krijojë mbi 500 vende pune dhe do të minimizojë rreziqet dhe borxhet e kompanisë.
Ekspertët e industrisë vlerësojnë se kompanitë teknologjike po shpenzojnë deri në 400 miliardë dollarë këtë vit për infrastrukturën e AI-së, ndërsa OpenAI ka nënshkruar marrëveshje që mund të arrijnë vlerën e 1 trilion dollarëve për të siguruar 26 gigavat kapacitet kompjuterik. /A.Z/UBT News/