UBT News

Meta po mundohet të hesht zërat pro-palestinezë, thotë Human Rights Watch

Në një raport të ri, Human Rights Watch (HRW) ka thënë se Meta po censuron sistematikisht përmbajtjet rreth Palestinës në Instagram dhe Facebook.

“Censura e Meta-s po e vazhdon më tej fshirjen e vuajtjeve të palestinezëve”, tha Deborah Brown e HRW në publikimin e raportit.

Organizata e njohur e të drejtave të njeriut thotë se ka shqyrtuar 1050 raste të censurës në internet dhe ka gjetur gjashtë kategori të gjera:

-Heqjet e përmbajtjes
-Pezullimi ose fshirja e llogarive
-Pamundësia për t’u përfshirë me përmbajtjen
-Pamundësia për të ndjekur ose etiketuar llogaritë
-Kufizime në përdorimin e veçorive të tilla si Instagram/Facebook Live
-“Shadownning”, praktikë që përdoret nga disa rrjete sociale dhe platforma online për të ndaluar ose zvogëluar dukshmërinë e një përdoruesi pa njoftuar qartë se ai është pezulluar ose bllokuar./UBTNews/

Exit mobile version