Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Metën, kompaninë që ka nën pronësi Facebookun dhe Instagramin, për moskontrollin e duhur prindëror.
Komisioni Federal i Tregtisë gjithashtu tha se Metës duhet t’i ndalohet të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve.
“Pakujdesia e kompanisë po i vë në rrezik të rinjtë dhe Facebooku duhet të jap llogari për dështimet e tij”, thuhet në reagimin e Komisionit.
Meta u kundërpërgjigj, duke thënë se kjo lëvizje e rregullatorit është për shkaqe politike dhe duke e akuzuar atë për tejkalim të kompetencave./UBTNews/