Algoritmi i Facebook ndikoi në nxitjen e përhapjes së urrejtjes dhe dhunës gjatë luftës civile në Etiopi, thuhet në një padi që u ngrit ndaj kompanisë Meta.
Abrham Meareg, djali i një akademiku etiopian që u qëllua për vdekje pas disa postimeve në Facebook, është ndër ata që ngritën çështjen kundër Meta-s.
Përmes padisë kërkohet një fond prej 2 miliardë dollarësh (1.6 miliard £) për viktimat e urrejtjes në Facebook dhe ndryshime në algoritmin e platformës.
Meta tha se investoi shumë në moderim dhe teknologji për të hequr përmbajtjen e urrejtjes.
Një përfaqësues tha se gjuha e urrejtjes dhe nxitja e dhunës janë kundër rregullave të platformës./UBTNews/