Gjiganti i teknologjisë Meta ka njoftuar se po ndalon mediat shtetërore ruse si RT dhe Rossiya Segodnya nga platformat e tij.
Arsyeja e ndalimit sipas kompanisë janë taktikat mashtruese të përdorura nga këto media për të kryer operacione të fshehta të ndikimit në internet.
Përmes një deklarate të hënën Meta konfirmoi ndalimin, duke thënë se i njëjti do të vlejë për të gjitha platformat e saj, sikurse Instagram, WhatsApp dhe Threads./UBTNews/