Bëhuni gati për superinteligjencën artificiale, që do të ndihmojë secilin prej jush në përditshmëri. Ky është projekti ambicioz i kompanisë Meta, i njoftuar nga Mark Zuckerberg.
Në një video të publikuar në rrjet, themeluesi i Facebook shprehu optimizmin se superinteligjenca personale do të ndihmojë njerëzimin të përshpejtojë ritmin e progresit. Sipas tij, është fakti se superinteligjenca ka potencialin të fillojë epokë të re të fuqizimit personal, ku njerëzit do të kenë më shumë mundësi për të përmirësuar botën në drejtimet që zgjedhin.
Zuckerberg tha se kompania Meta, do që t’ua përcjellë superinteligjencën masave, në mënyre që ajo të përdoret nga të gjithë. Ai shprehu bindjen e tij se kjo fuqi duhet të jetë në duart e njerëzve për ta përdorur sipas asaj që vlerësojnë më shumë në jetën e tyre.
CEO i Meta tha se supeinteligjenca personale do i njohë thellë përdoruesit e saj, t’i kuptojë qëllimet dhe t’u ndihmojë të arrijnë ato më të rëndësishmet.
Një nga mënyrat e përdorimit të kësaj superinteligjence, duke se mund të jetë edhe përmes syzeve. Meta ka modele të shumta të syzeve inteligjente të mundësuara dhe po punon për të zhvilluar një version më të përparuar me ekrane të integruara, duke shfaqur një prototip të teknologjisë, të quajtur “Orion”.