Meta, e cila zotëron Facebookun, Instagramin dhe WhatsAppin, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore.
Sipas njoftimit, në total, 11 mijë punonjës do të pushohen nga puna nga 87 mijë sa janë në mbarë botën, raportoi The Independent të mërkurën.
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet janë “disa nga ndryshimet më të vështira në historinë e Metës”.
Lajmi vjen pas pushimeve të mëdha në kompaninë Twitter, ku u larguan rreth gjysma e stafit të platformës dhe firmave të tjera të teknologjisë./UBTNews/