Kompania Meta ka larguar llogaritë që mirëmbahen nga Zyra e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei në Instagram dhe Facebook, për shkak të postimeve që ishin bërë në mbështetje të grupit palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Ne kemi larguar këto llogari pasi në vazhdimësi ato kanë shkelur politikën tonë për organizatat dhe individët e rrezikshëm”, tha një zëdhënës i Metas.
Politika nuk lejon që organizatat apo individët që shpallin një mision të dhunshëm apo që ushtrojnë dhunë të kenë prani në Meta. Këtu përfshihen ata që lavdërojnë, mbështesin ose përfaqësojnë organizata terroriste të përcaktuara nga qeveria amerikane./UBTNews/