Platforma po kundërshton një ligj të ri që do t’u jepte organizatave të lajmeve fuqi më të madhe për të negociuar tarifat për përmbajtjen e shpërndarë në Facebook.
Një ligj i ngjashëm, i miratuar në Australi, bëri që lajmet në Facebook të pezulloheshin shkurtimisht vitin e kaluar.
Meta pretendon se platforma e tyre, në fakt, ofron rritje të trafikut për mediat në vështirësi.
Ai thotë se botuesit e vendosin përmbajtjen e tyre në Facebook sepse ata përfitojnë nga kjo.
Legjislacioni, i njohur si Akti i Konkurrencës dhe Ruajtjes së Gazetarisë (JCPA) u prezantua në Kongres nga Senatorja e Minesotës, Amy Klobuchar dhe ka mbështetje dypartiake.
Kjo do t’u jepte botuesve dhe transmetuesve fuqi më të mëdha për të negociuar kolektivisht me kompanitë e mediave sociale për një pjesë më të madhe të të ardhurave nga reklamat.
Kompanitë mediatike argumentojnë se Meta gjeneron shuma të mëdha parash nga artikujt e lajmeve të shpërndara në platformë.
Veçanërisht lajmet lokale vuajtën gjatë pandemisë, pasi Meta bëri fitime të mëdha.
Megjithatë Meta argumenton se ky pretendim është i gabuar. Në vend të kësaj, sipas tyre, Meta drejton trafikun drejt burimeve të lajmeve.
Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, tha se “nëse Kongresi miraton një projekt-ligj të pamenduar për gazetarinë si pjesë e legjislacionit të sigurisë kombëtare, ne do të detyrohemi të shqyrtojmë heqjen e lajmeve nga platforma jonë”.
Meta gjithashtu argumenton se ndarja e lajmeve në llogaritë e Facebook përbën vetëm një pjesë të të ardhurave të saj.
Në një deklaratë në lidhje me ligjin e propozuar të Australisë vitin e kaluar, një zëdhënës i Metës tha, “për Facebook, përfitimi i biznesit nga lajmet është minimal. Lajmet përbëjnë më pak se 4% të përmbajtjes që njerëzit shohin në News Feed”./UBTNews/