Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti Meta foli edhe për festën e 28 nëntorit, ku tha se kanë një festë të madhe. Po ashtu Meta tha se zgjedhjet në Kosovë ishin demokratike. Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve.
Meta është takuar mëngjesin e së enjtes me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa do të takohet edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të Qeverisë, Albin Kurti.