UBT News

Meta do të ulë numrin e punonjësve dhe do të shkurtojë buxhetin

Shefi Ekzekutiv i Meta Platforms Inc, Mark Zuckerberg njoftoi rreth planeve të kompanisë për të riorganizuar ekipet dhe për të reduktuar numrin e punonjësve, duke e quajtur këtë si fundi i epokës së rritjes të shpejtë të gjigantit teknologjik.

Në atë që mund të konsiderohet si shkurtimi i parë më i madh buxhetor që nga themelimi i Facebook në vitin 2004, Zuckerberg tha se kompania do të ngrijë punësimin dhe do të ristrukturojë disa ekipe për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rivendosur prioritetet.

Ai shtoi se kompania do të reduktojë buxhetet në shumicën e ekipeve, madje edhe ato që janë në rritje, dhe se ekipet individuale do të zgjedhin se si t’i trajtojnë ndryshimet edhe në numrin e punonjësve./UBTNews/

Exit mobile version