Të martën Meta njoftoi se do të fshehë përmbajtjet e papërshtatshme nga llogaritë e adoleshentëve në Instagram dhe Facebook, sikurse postimet për vetëvrasje apo çrregullime të të ngrënit.
Gjiganti i mediave sociale që ndodhet në Menlo Park të Kalifornisë, njoftoi se synon të fshehë materiale të tilla “të papërshtatshme për moshën e adoleshentëve”.
“Ne duam që adoleshentët të kenë përvoja të mira, të përshtatshme për moshën e tyre në aplikacionet tona”, njoftoi Meta.
Njoftimi i kompanisë vjen në periudhën kur ajo po përballet me padi nga dhjetëra shtete amerikane që e akuzojnë për dëme te të rinjtë dhe që po ndikojnë në krizën e shëndetit mendor të të rinjve./UBTNews/