Threads ka vendosur që të marrë masa për të moderuar përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit në platformë. Shefi i Instagram, Adam Mosseri postoi në rrjetin social duke thënë se Threads do të krijojë një program të kontrollit të fakteve.
Mosseri nuk dha detaje sesi ky program do të funksionojë, por vetëm tha se Threads do të mbështetej në sistemet e verifikimit të fakteve të Facebook dhe Instagram.
Aktualisht kontrolluesit e fakteve nuk mund të vlerësojnë përmbajtjet në Threads dhe përkundrazi kur diçka raportet si i rremë në Instagram ose Facebook, vlerësimet e tyre do të aplikohen edhe tek Threads.
Programi pritet të bëhet i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Meta tha se partnerët e kontrollit të fakteve do të raportojnë dhe vlerësojnë përmbajtjet që qarkullojnë në Threads.
Kompanitë e mediave sociale, si Threads, duhet të konsiderojnë zgjerimin e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e dezinformatave në platformat e tyre, veçanërisht përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale Amerikane./PCWorld Albanian