Meta ka bashkëpunuar me Vodafone për të liruar kapacitetin në 11 rrjetet e saj celulare në Europë duke optimizuar dërgimin e videove me metrazh të shkurtër pa kompromentuar eksperiencën e shikueshmërisë.
Kërkesa për video në Instagram, TikTok dhe YouTube ka rritur përdorimin në rrjetet mobile. Trafiku global në 12 muajt e fundit është rritur me 25 përqind sipasnjë raporti të Erikson dhe videot përbënin 73 përqind të trafikut mobil deri në fund të 2023.
Operatorët e telekomunikacionit përfshirë Vodafone janë ankuar se ata duhet të mbulojnë kostot e përditësimit të rrjeteve ndërsa kompanitë teknologjike gjenerojnë fitime.
Një përpjekje e Bashkimit Europian vitin e kaluar për të detyruar Big Tech të kontribuojë në investimet 5G dështoi dhe nuk ka gjasa të ringjallet përpara fundit të vitit.
Vodafone tha se bashkëpunimi me platforma si Meta ishte një mënyrë pragmatike për të adresuar këtë lloj debati.
Kompania tha se optimizimi i aplikuar rezultoi me reduktim dyshifror të trafikut nga aplikacionet e Meta në rrjetin e saj Britanik gjatë testimeve në Prill. Një kapacitet i konsiderueshëm u lirua në hapësira të ngjeshura si qendrat tregtare dhe të transportit.
Edhe operatorit Spanjoll Telefonica është duke punuar me Meta për optimizimin e trafikut të videove në rrjetet e saj.
Optimizimi i rrjetit është aplikuar në 11 vende, duke përfshirë Shqipërinë, Çekinë, Gjermaninë, Greqinë, Irlandën, Italinë, Holandën, Portugalinë, Rumaninë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe. Niveli i reduktimit të trafikut të rrjetit ndryshon bazuar në disa faktorë duke përfshirë ngarkesën e rrjetit dhe pajisjet e përdoruesit fundor./PCWorld Albanian