UBT News

Meta bllokon faqet e RT-së dhe Sputnik në BE

Russia Today (RT) logo is seen in this illustration picture taken February 26, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Meta, kompania mëmë e Facebook ka bllokuar dy prej mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik në të gjitha platformat e saj rreth Bashkimit Evropian, njoftoi kompania të hënën.

Presidenti i sapo emëruar i kompanisë në çështjet globale, Nick Clegg tha në një postim në Twitter se kompania e mediave sociale mori kërkesa nga një numër qeverish dhe BE për të ndërmarrë hapa në platformat e saj në lidhje me mediat ruse të kontrolluara nga shteti. Clegg tha se Meta do të vazhdojë të punojë ngushtë me qeveritë për këtë çështje.

Bashkimi Evropian tha të dielën se do të ndalojë televizionin shtetëror, RT dhe agjencinë e lajmeve, Sputnik. Operatorët kanadezë të telekomunikacionit gjithashtu kanë ndaluar televizionin RT./UBTNews/

Exit mobile version