UBT News

Meta: Besoj në pafajësinë e Thaçit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi.

Meta u shpreh se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Ai ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së presidentit Thaçi.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, shkroi Meta në Facebook./UBTNews

Exit mobile version