Babai i një vajze 7-vjeçare, të cilës iu prenë flokët nga mësuesja pa lejen e prindërve, e ka paditur shkollën për këtë veprim dhe po kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim, transmeton UBT News.
Në padinë e Jimmy Hoffmeyer-it thuhet se janë shkelur të drejtat kushtetuese të vajzës së tij. Ai tashmë e ka larguar vajzën nga shkolla, shkruan BBC.
Sipas një hetimi të shkollës, të përfunduar në korrik, thuhet se mësuesja i ka shkelur politikat e shkollës, por nuk ka vepruar sipas paragjykimeve racore.
Përpos shkeljes së të drejtave kushtetuese, në padi thuhet se veprimi i mësueses paraqet edhe diskriminim racor, pabarazi etnike dhe nxitje të qëllimshme të stresit e sulmit.
“Distrikti dështoi që të trajnonte, monitoronte, drejtonte, disiplinonte dhe mbikëqyrë punonjësit e tyre, dhe e dinte ose duhej ta dinte që punëtoret e e vet do të përfshiheshin në sjelljen që është paraqitur ankesa duke pasur parasysh trajnimin jo të duhur, procedurat, politikat e papërshtatshme si dhe mungesën e disiplinës që ekzistoi për punëtorët”, thuhet në padi.
Nëna e vajzës së cilës iu prenë flokët është e bardhë. Ajo theksoi se vajza që preu flokët e vajzës së saj 7 vjeçare dhe mësuesja janë të bardhë.
Të paditurit ende nuk kanë paraqitur kundërpërgjigje zyrtare dhe as nuk kanë komentuar publikisht rreth padisë./UBTNews