Përgatitja e kokoshkave me vaj dhe gjalpë thjeshtë sa humb vlerat e tyre dhe njëkohësisht nuk ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj.
Kokoshkat me shumë vaj dhe me shumë kripë ju shtojnë në peshë dhe rrisin nivelin e kolesterolit.
Metoda më e mirë do të ishte me ujë dhe pak kripë./neps.al
Çfarë duhet të bëni:
- Në një tavë qelqi vendosni 4-5 lugë gjelle me misër.
- Shtoni 4-5 lugë gjelle me ujë.
- Shtoni 1 lugë gjelle me kripë.
- E mbuloni tasin me një qese kuzhine dhe e sipër e shponi qesen në disa vrima të vogla.
- Futeni në mikrovalë për 4 minuta (varet edhe nga nxehtësia e paisjes).
- Pas kësaj do të shikoni që kokoshkat janë gati.
- Sipër mund t’i shtoni erëzat e preferuara si trumzë, rozmarinë ose rigon.