UBT News

Mësoni arsyet pse ju dhembin flokët dhe mënyrat si të qetësoni irritimet e skalpit

Nëse ndonjëherë keni përjetuar dhimbje të flokëve, kjo ndjesi e çuditshme nuk është e pazakontë!

Shpesh ajo shkaktohet nga problemet me skalpin dhe arsyet mund të jenë neurologjike ose si pasojë e inflamacionit në lëkurë.

Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh me shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës për t’ju ndihmuar të arrini të kuptoni thelbin e problemit.

Zbokthi

Rritja e tepruar e zbokthit nxit inflamacionin, i cili nënkupton skuqje, kruajtje dhe në disa raste më të rënda edhe dhembje.

Për këtë provoni të përdorni një shampo kundër zbokthit që përmban parathion zinku, i cili ndihmon në reduktimin e zbokthit dhe mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit.

Fërkojeni atë në lëkurën e kokës me majat e gishtave dhe lëreni të qëndrojë disa minuta përpara se ta shpërlani.

Ju gjithashtu duhet të përdorni shampo bazuar në llojin e flokëve tuaj. Nëse keni një skalp të yndyrshëm, larja e shpeshtë mund të ndihmojë në parandalimin e zbokthit. Por kini kujdes sepse edhe larja e tepërt mund të thajë lëkurën e ndjeshme të kokës dhe të shkaktojë zbokth.

Ndërsa e kundërta këshillohet për njerëzit me flokë të thatë dhe skalp të ndjeshëm.

Grumbullimi i yndyrës

Ju natyrisht keni një përqendrim të lartë të gjëndrave të yndyrës në lëkurën e kokës dhe nëse nuk i lani flokët rregullisht, ky vaj mund të grumbullohet.

Vaji i tepërt jo vetëm që do t’ju yndyrosë flokët, por gjithashtu shkakton kruarje. Si pasojë e gërvishtjeve nga kruarjet, ju mund të ndjeni dhimbje të lëkurës së kokës kur lëvizni flokët.

Folikuliti

Folikuliti është një gjendje ku bakteret pushtojnë folikulat e flokëve, duke shkaktuar puçrra me qelb.

Në disa raste, folikuliti mund të jetë i rëndë duke shkaktuar inflamacion, kruajtje, djegie dhe dhimbje.

Në këtë rast këshillohet të vizitoni një mjek dermatolog për një trajtim më të specializuar.

Ekzema

Edhe pse ekzema në përgjithësi shfaqet në duar, qafë, bërryla, kyçe, gjunjë, këmbë apo rreth syve, ajo mund të mbijë edhe në lëkurën e kokës dhe të shkaktojë dhimbje.

Për të lehtësuar dhimbjen së pari përpiquni të hidratoni lëkurën e kokës.

Bëni dushe të shkurtra (10- 15min) me ujë të ngrohtë dhe jo me të nxehtë. Kjo mund të zvogëlojë mundësinë e tharjes së mëtejshme të lëkurës së kokës tuaj.

Gjithashtu rekomandohet përdorimi i shampove që zbusin flokët tuaj e që nuk e zhveshin kokën nga vajrat natyralë.

Stilimi i flokëve

Flokët tuaj mund të lëndohen si pasojë e stilimeve që tërheqin flokët. Kjo mund të ushtrojë presion mbi vetë gjëndrat e flokëve, duke çuar në inflamacion.

Jo vetëm që mund të shkaktojë dhimbje koke, por gjithashtu mund të çojë në dëmtim të përhershëm të folikulave dhe humbje të flokëve./AgroWeb.org

Exit mobile version