Nga e hëna do të nisë mësimi në shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet. Postimi është bërë në llogarinë e kësaj shkolle në Facebook.
Sipas krerëve të kësaj shkolle, ndonëse me indinjatën për mosrealizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit, ky institucion ka marrë gjithsesi vendim që të mos e zgjasë më grevën.
“Të indinjuar nga mos realizimi i kërkesave tona në kohën më të vështirë financiare, ju njoftojmë se: Kolektivi i SHFMU ” Elena Gjika”, merr vendim që për hir të nxënësve dhe duke e parë se kjo grevë do vazhdonte në pafundësi për shkak të mungesës vullnetit të mirë nga të gjitha palët, nga dita e hënë me datë 03.10.2020, e fillon procesin mësimor me orar të cilin e dërgoj më vonë“, thuhet në njoftim./UBTNews/