UBT News

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” rezultojnë negativ në testin për COVID-19

Nxënësit e një klase dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet dolën negativ në testin për COVID-19.

“Të nderuar prinder, mesimdhënës dhe të gjithe ju qe na percjellni në faqen tone zyrtare te facebook-ut, ju njoftojme se sapo na njoftuan nga IKSHPK-ja që e gjithë klasa bashke me mësimdhënësit të cilet u testuan për Covid-19 dje kane rezultuar negativ.”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Dje kjo shkollë njoftoi se një nxënës rezultoi pozitiv me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version