UBT News

Mesazhi në shishe nga një vajzë skoceze u gjet në Norvegji pas 25 vjetësh

Një mesazh në shishe që u dërgua nga një vajzë e re në Aberdeenshire u gjet në Norvegji 25 vjet më vonë.

Atëkohë Joanna Buchan ishte 8-vjeçare kur shishja u hodh nga një varkë peshkimi pranë Peterhead në vitin 1996, për një projekt shkollor. Shishja u gjet 1 mijë e 287 kilometra larg në Gasvaer në Norvegjinë veriore nga Elena Andreassen Haga, e cila gjurmoi në rrjete sociale dhe e gjeti Joanna-n.

Letra e saj zbulon shumë gjëra të ëmbla, e mes tjerash edhe mospëlqim ndaj gjinisë së kundërt. “Meqë ra fjala, i urrejt djemtë”, përfundon letra.

E shkruar mjeshtërisht me dorë dhe drejtuar “zbuluesit”, Joana përshkruan gjithashtu qenin e saj të përkëdhelur, projektet e saj shkollore dhe disa çështje tjera. Këtë shishe ajo e gjeti në verën e vitit 2020 dhe menjëherë e vërejti se kishte diçka brenda.

Norvegjezja i dërgoi një mesazh në Facebook Joannas, por ish-nxënësja e Peterhead nuk e vuri re deri të hënën./UBTNews

Exit mobile version