37 vjet më parë studentët e një shkolle të mesme lëshuan një shishe qelqi me një mesazh në oqean në Japoni. Pas 37 vitesh ky mesazh në shishe u gjet në një ishull në Hawaii, rreth 6 mijë kilometra larg.
Studentët e klubit të shkencave natyrore në Shkollën e Mesme Choshi në prefekturën lindore të Chibas lëshuan shishen në vitin 1984 si pjesë e një projekti për të hetuar rrymat e oqeanit, njoftoi gazeta japoneze Mainichi.
Sipas mediave të huaja, në total 750 shishe ishin lëshuar në oqeanin afër ishullit Miyakejima në Tokio, në vitet 1984 dhe 1985.
E fundit u gjet në vitin 2002 në ishullin Kikaijima në prefekturën Kagoshima të Japonisë jugperëndimore. Pastaj në qershor, një 9-vjeçare, Abbie Graham gjeti shishen në një plazh shkëmbor në Havai. Brenda ishin formularët e kontaktit në japonisht, anglisht dhe portugalisht që shpjegonin se ishte lëshuar në brigjet e Choshi, dhe i kërkonin gjetësit të kontaktonte shkollën.
Abbie dërgoi format e kontaktit përsëri në shkollën e mesme “Choshi”, së bashku me një vizatim të saj dhe motrës së saj që hanin sushi, në fillim të shtatorit.
Zëvendësdrejtori Jun Hayashi tha se nuk e kishin imagjinuar asnjëherë se do ta gjenin edhe një shishe tjetër 37 vjet më vonë.
Që nga viti 1985, shishet e lëshuara nga shkolla janë gjetur në 17 vende, përfshirë Filipinet, Kinën dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews