Përditësimi i fundit i ISW thotë: Vendimi i Putinit që Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të shpallë publikisht ndryshimet dhe qëllimin e tyre, ndryshe nga disa ndryshime të mëparshme në strukturën e komandës ruse që nuk u njoftuan zyrtarisht, tregon se Kremlini synon emërimin e Gerasimov si një ndryshim të madh – si në drejtim aktual të luftës, ashtu dhe inkuadrimin e rolit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
“Emërimi i Gerasimov dhe ristrukturimi i përgjithshëm i komandës ka të ngjarë që pjesërisht të synojnë të sinjalizojnë, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë, përkushtimin e Kremlinit ndaj strukturave tradicionale të pushtetit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse dhe gatishmërinë e Putinit për të luftuar një luftë të gjatë në Ukrainë”./UBTNews/