Kryeministri indian, Narendra Modi ka mohuar se ka pasur diskriminim ndaj pakicave gjatë qeverisjes së tij. Kështu deklaroi ai në një konferencë për media me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
I pyetur nga një gazetar amerikan se çfarë hapash është i gatshëm të ndërmarrë për të përmirësuar të drejtat e muslimanëve dhe pakicave të tjera në vend dhe për të promovuar fjalën e lirë, Modi tha se ato nuk ka nevojë të përmirësohen.
“Kushtetuta jonë, qeveria jonë dhe ne kemi dëshmuar se demokracia mund të sjellë sukses. Kur them të dorëzoj, pavarësisht nga kasta, besimi, feja, gjinia – nuk ka absolutisht asnjë hapësirë për ndonjë diskriminim [në qeverinë time]”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Demokracia është shpirti ynë”, tha Modi, i cili rrallë pranon pyetje nga gazetarët. “Demokracia rrjedh në venat tona. Ne jetojmë në demokraci dhe paraardhësit tanë në fakt i kanë dhënë fjalë këtij koncepti”./UBTNews/