UBT News

Merz zgjidhet kancelar

Friedrich Merz u zgjodh kancelar i Gjermanisë, në raundin e dytë të votimit nga deputetët e Bundestagut.

Merz mori 325 vota pro në Bundestag, për të arritur shumicën, nga 316 që ishin të nevojshëm për t’u bërë kancelar.

Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, papritur nuk arriti shumicën në një votim parlamentar për t’u bërë kancelar, sipas BBC.

Dështimi i tij ishte i pashembullt në historinë politike moderne gjermane dhe anëtarët e Bundestagut u mblodhën për një votim të dytë të martën pasdite.

Merzit i duheshin 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310, në një goditje të rëndësishme për liderin demokristian, dy muaj e gjysmë pasi fitoi zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka vende të mjaftueshme në parlament.

Sipas kushtetutës së Gjermanisë, nuk ka kufi se sa votime mund të mbahen, por nëse nuk arrihet shumica absolute prej më shumë se gjysma e anëtarëve të Bundestagut brenda 14 ditëve, atëherë një kandidat mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Në orët pas votimit mbizotëronte një atmosferë konfuzioni në parlament.

Kryetarja e Bundestagut, Julia Klockner, fillimisht tha se po planifikonte një votim të dytë për nesër, por sekretari i përgjithshëm i demokristianëve, Carsten Linnemann, tha se ”ishte e rëndësishme të ecim përpara”.

“Evropës i duhet një Gjermani e fortë”, tha ai për televizionin gjerman.

Disfata e Merz u pa nga komentatorët politikë si një poshtërim, ndoshta i shkaktuar nga një grusht anëtarësh të pakënaqur të SPD-së social-demokrate, e cila nënshkroi dje një marrëveshje koalicioni me konservatorët.

Presidenti i Bundestagut u tha deputetëve se nëntë nga 630 deputetët mungonin, tre abstenuan dhe një fletë votimi u shpall e pavlefshme./ATSH/

Exit mobile version